Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, dyshohet se qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Gazmend Hyseni pak pas mesnatës së të premtes.
Mediat kosovare raportojnë se dy të përfshirët në këtë krim kanë pasur miqësi të ngushtë. Madje, janë përleshur me të tjerët, në mënyrë që ta mbrojnë njëri-tjetrin. Kohëve të fundit, viktima kishte pasur miqësi edhe me reperin tjetër, Fero, çfarë ka sjellë edhe problemet mes Januzit dhe viktimës. Vrasja e Gazmend Hysenit në orët e hershme të së shtunës ka nxitur reagime të shumta.
Ndër ta ka qenë edhe reagimi i reperit të njohur me emrin “Moss Della”. Ai ka publikuar disa statuse në InstaStory, ku ka ofenduar dhe kërcënuar rëndë Butën, madje edhe e ka kërcënuar duke shkruar se “po vijnë ditë të zeza”.
Duke kujtuar të ndjerin Gazmendin, Mossi thotë: “U prehsh në paqe Strella. Nuk të kam njoftë por më dhimbet kushdo që prihet në besë e vritet prej shokëve se shokët janë si familje por njerëzit nuk kanë familje, se dinë qysh është. Ngushëllime familjes së tij, rrethit e shokëve të vërtetë të tij”.