Kur viti 2022 ka nisur numërimin mbrapsht, në portin detar të Durrësit ka nisur fluksi i udhëtarëve.

4 tragete, që lidhin qytetin bregdetar me brigjet italiane, kanë sjellë të enjten 3231 pasagjerë.

Ata janë kryesisht emigrantë, që kthehen për të festuar festat në gjirin e familjes në atdhe.

Ardhjet kanë filluar që para Krishtlindjeve dhe fundjavat janë të gjitha të prenotuara”, thotë Bernard Reso, drejtori i kompanisë së lundrimit “Adria Ferries”.

Ai na tregon se shifrat e prurjeve të pasagjerëve rriten çdo ditë, sa më shumë afrohen datat e festave, Krishtlindjet dhe Viti i Ri.

2018-a mbahet si viti, që ka regjistruar shifrat rekord të lëvizjeve për festat e fundvitit në portin e Durrësit, qytet që do të përballej në vitet pasardhëse me 2 goditje të njëpasnjëshme, fillimisht tërmeti e mandej pandemia, që prekën jo pak edhe këtë sektor në këtë periudhë të vitit.

Lajmi i mirë është, se këtë fundvit po vendosen rekorde të reja.

Ky vit, po ta krahasojmë me dy vitet paraardhëse, ka një rritje gati 10%”, tregon ndër të tjera Reso.

Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur vonesat, autoriteti portual ka shtuar numrin e sporteleve.

Ashtu si çdo fundvit, në port numërohen 26 të tilla, 16 për përpunimin e pasagjerëve dhe 10 për mjetet.

Gjithashtu, nga data 15 dhjetor ka hyrë në fuqi plani i masave “dopjo-korsë”.

Kështu, nga e enjtja në të diel, në varësi të rezervimeve, tragetet kryejnë lundrime vajtje-ardhje brenda ditës.

K.Gj.