Ka nisur me debate nata e sotme në “Big Brother VIP”, ku Ilnisa Agolli dhe Sara Gjordeni kanë vijuar debatet që kanë pasur gjatë javës, lidhur me lojën dhe fjalët që i kanë hedhur njëra-tjetrës.

Sara është shprehur e revoltuar për faktin që Ilnisa sipas saj përfshin edhe Bardhin në debatet mes tyre, ndërsa kjo e fundit pretendon se nuk ka diçka të tillë.

Ilnisa ka thënë se Sara po i vjedh lojën, ndërsa e akuzuar se i manipulon situatat.

Pjesë nga biseda:

Sara: U nxeha kur Ilnisa përmendte Bardhin në bisedat tona. Më ka marrë, kur ishim tek krevati i saj, i thash që kam dëgjuar se më ruan nga Bardhi, por nuk e ke asgjë. Unë dua që debatet tona të jenë mes nesh dhe jo me Bardhin dhe Meritonin. Ilnsa atë ditë më ka dhënë dorën.

Ilnisa: Atë që di të bësh më mirë është të kamuflosh, gjëja që di më mirë është të manipulosh.

Sara: I kam thënë që sot e mbrapa jemi unë dhe ti (Ilnisa).

Ilnisa: Ti po vjedh lojën time! Unë e di që je shumë e zonja të më manipulosh. Unë fillova të të besoja çdo gjë që nxirrje nga goja.

Sara: Ti më provokon gjithë kohës. Ke gjetur një pikë të dobët dhe më provokon.