Mediat greke raportojnë se Ballkani dhe Mesdheu pritet të preken nga një stuhi dëbore e pagëzuar me emrin “Carmel”.

Kjo stuhi pritet të godasë në fundjavë, me reshje të dendura shiu dhe dëbore por edhe erëra të furtushme.

Sinoptikania Lajda Porja tha se java në vazhdim në zonat malore pritet të jetë me dëborë e ngrica, temperatura do arrijë deri -8 gradë C.

Sa i përket ditëve festive të Krishlindjes, ajo thotë se zonat verilindore dhe juglindore do kenë reshje të dendura dëbore, ndërsa pjesa e ultësirës perëndimore do jetë me reshje shiu.