Një aktor është qëlluar nga policia teksa po filmonte një skenë krimi në Indiana, SHBA.

Oficierët hapën zjarr ndaj aktorit Jeff Duff pasi menduan se ishte një grabitës i armatosur. 

Në video shihet momenti kur Duff, që kishte vendosur një maskë në kokë, paralajmërohet nga policia të lëshojë armën. Aktori në mënyrë të menjëhershme ka ngritur duart lart dhe i tregon policisë se ishin duke bërë film, por arma ishte shkrepur ndërkohë nga policia.

Për fat të mirë plumbi nuk e ka prekur Duff-in.