Sam Asghari merr kritika të forta nga fansat e Britney Spears. Aktori iranian ditët e fundit ka postuar materiale në rrjetet sociale për luftën për të drejtat e grave në vendin e tij. Në të njëjtën kohë, gruaja e tij poston foto dhe video nudo të saj duke u rrotulluar në rërë.

Ashtu siç pritej, ka reaguar publiku i Britney-t, i cili vazhdimisht i referohet bashkëshortit të saj, duke e akuzuar se nuk i kushton vëmendjen që meriton.

Në komentet në postimet e tij në Instagram, fansat e yllit të muzikës botërore e pyesin pse nuk përpiqet ta ndihmojë, ndërsa sheh se gjendja e saj psikologjike nuk është e qëndrueshme dhe tregon se duhet “të shikojë fillimisht gruan e më pas të bëjë çfarë shqetësohet për pjesën tjetër të tyre”.

“Unë e kuptoj plotësisht dhembshurinë tuaj për Iranin dhe gratë atje, por së pari ndihmoni gruan tuaj. I ke parë fotot e saj?”, “Ajo është e zhveshur në të gjithë Instagramin”, “Ti mbështet Iranin dhe në të njëjtën kohë gruaja jote e tregon trupin e saj të zhveshur në plazh”, ishin shumica prej mesazheve në rrjetin social të aktorit.