Një çift që po grindej në një ballkon me kangjella, në katin e tretë të një pallati, ka përfunduar në trotuar, duke rënë nga 7.6 metra lartësi.
Ngjarja ka ndodhur në Shën Petersburg, Rusi. Në ngjarjen që bëri xhiron e rrjeteve sociale, janë përfshirë Olga Volkova dhe Yevgeny Karlagin, të dy 35 vjeç.
Ata u filmuan nga kalimtarët, të cilët po filmonin pamjen piktoreske të rrugës, kur asistuan në rënien live të çiftit.
Dy 35-vjeçarët u dërguan me urgjencë në spital, ku u operuan për dëmtime serioze, por jo të rrezikshme për jetën. Në video shihet që kangjellat e ballkonit lirohen kur çifti mbështetet mbi to, duke bërë që ata të humbin ekuilibrin dhe të bien.
Autoritetet në Shën Petersburg thuhet se po hetojnë incidentin e çiftit, të cilët pësuan thyerje të gjymtyrëve.
Zyra e prokurorit të shtetit po kontrollon nëse ballkoni ishte i pajisur dobët ose në gjendje të keqe, gjë që çon në ngritjen e akuzave kundër përgjegjësve.





