Largimi i befasishëm i Zidane nga stoli i Realit ka hapur garën e pasuesit të francezit. Kandidaturat janë të shumta, duke filluar që me Allegrin, Sarrin, Conten madje dhe Canavaron. Ndërkohë që nga sondzhet e para më i favorizuar duket se është Mauricio Pochetino. Trajneri i Tottenhamit aludohet se ka nisur kontaktet me klubin Los Blancos.

Për të dyert janë të hapura, pavarësisht rinovimit të kontratës me Spursat që skadon me 2023. Për emrin e argjentiasit situata duket tepër e favorshme, pasi në kontratën e tij ekziston një klauzolë pro kalimit te Reali i Madridit, nisur nga kjo pritet vetëm një telefonatë e presidentit Perez. Përsa i përket trupës italiane, për t’ia rrëmbyer Allegrin Juventusit nuk duket edhe aq e thjeshtë. Tekniku livornez vlerësohet shumë për mënyrën e tij të lojës.

Më pas janë Antonio Conte dhe Maurizio Sarri. Për të parin pritet largimi, ndërsa për të dytin ka interes nga edhe nga Chelsea. Emri surprizë është ai i Fabio Canavaros, i cili dikur ka qënë lojtarë i Realit nga 2006 deri në 2009. Sidoqoftë në gjithë këtë listë të gjatë, më i favorizuari duket se është Pochetino emri i të cilit u përfol edhe sezonin e kaluar, ndërkohë këtë herë e ardhmja e argjentinasit duket shumë pranë stolit merenges.