PSG tregoi mbrëmë një nivel të jashtëzakonshëm dhe shkatërroi Barcelonën pastër me shifrat 1-4, duke mos lënë shumë histori për ndeshjen e kthimit në Paris.Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i francezëve, Mauricio Pochettino.
Argjentinasi qëndron me këmbë në tokë dhe shprehet se duhet që edhe në ndeshjen e dytë të mbajnë të njëjtin qëndrim. Sigurisht nuk mungojnë elozhet për Mbappe.“Ne bëmë një paraqitje të mirë, gjithmonë duke e ditur se ndeshja zhvillohet për më shumë se 180 minuta.
Jam i kënaqur me rezultatin, kjo na jep besim për t’u përballur me ndeshjet që vijnë tani. Në Paris do të duhet të luajmë me të njëjtin intensitet si sonte. Mbappe? Është e qartë se Kylian është një lojtar i shkëlqyer. Sot ai e provoi atë. Bëri një punë të shkëlqyeshme për ekipin, përveç që shënoi tre gola”, u shpreh argjentinasi.





