Jeta e poetit dhe përkthyesit durrsak Met Gjergji është tërësisht e veçantë. Me nje rini të vetmuar për shkaqe të njohura biografike dhe me një pleqëri po të vetmuar për rrethanat e jetës se tij interesante, si të rrallë kujt, ai mbetet një personazh i rrallë në Durrës.

Pas një pelegrinazhi të vështirë, të bërë nëpër disa kontinente të botës, ai përsëri mbetet i vetmuar me vargjet e bukura që sjell çdo ditë.

Nëse vetmia e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës, ai s`është ndarë kurrë nga poezia, elementet e së cilës ai ka ditur t’i qëmtojë edhe në kushtet me të rënda.  

Kështu ai ka botuar 22 vëllime poetike dhe ka përkthyer shumë poetë të njohur të letërsisë botërore. Tashmë, gjithmonë besnik i traditave të tia, ai ka botuar vëllimin më të ri "Mrekullia e tetë", kushtuar rolit të femrës në shoqëri dhe jetë.

Nje poemë e gjatë për të cilën ka punuar 8 vite dhe e ka krijuar paralel me librat e tjerë rreth 920 strofa me afërsisht 3680 vargje.

Ndërkohë, ai nuk u nda nga poezia po ashtu edhe poezia prej tij, si burimet nuk ndahen nga rrjedha e freskët e ujërave pranverore. 

K.H.