E ftuar në rubrikën "Opinion" në News 24, deputetja socialiste Mimi Kodheli ka komentuar atë që partia e kryeministrit Rama e quajti poezi në një kohë kur opozita kërkoi përjashtimin e tij nga seanca.

Kodheli tha se i pëlqen sarkazma dhe metaforatsidomos kur përdoren nga njerëz inteligjentë dhe të lexuar. Por nga ana tjetër u shpreh se duhet të përmirësohet cilësia e përfaqësuesve të shtetit.

"Më pëlqen sarkazma sidomos kur përdoret nga njerëz inteligjentë. Nuk bie në ofendime personale. Më pëlqen dhe metafora sepse tregon që ata që e përdorin janë njerëz të lexuar që përdorin mënyra elegante për të transmetuar atë që duan. Unë jam ndjerë shpesh herë e fyer në atë sallë dhe jo sepse më janë drejtuar mua personalisht por janë thënë banalitete që në kushte normale do kisha refuzuar ti dëgjoja. Ajo është një sallë që mezi po e ngre nivelin e saj të komunikimit. Mbase duhet ta përmirësojmë pak cilësinë e përfaqësuesve të shtetit dhe pushtetit dhe për pasojë edhe mënyrën e të transmetuarit të emocioneve."