Tashmë prej disa ditësh në rrjet ka shpërthyer një debat i madh për shkak të një poezie që nëna e modeles së njohur Oriola Marashi, Xhoi Jakaj ka publikuar në Facebook.

Sipas saj kjo poezi mban autorësinë e saj dhe është e pakopjuar.

Por kjo “poezi” e ka futur nënën e bukuroshes në shumë sherre virtuale.

Të gjithë ja kanë thënë hapur se në fakt poezia është e shkrimtarit Ismail Kadare. Ata kanë shtuar se Xhoi thjesht ka bërë ndryshim të disa fjalëve, duke ja zbehur krejt bukurinë origjinales, shkruan intv.al

Ajo e ka mohuar këtë fakt, por mesa duket tanimë të gjithë i janë vënë kundër.

Një ndër këto persona është edhe nëna e Viola Spiros, Brunilda Spiro e cila ka publikuar dy poezitë për t’i krahasuar.

“Te pershendes Xhoi dhe te pergezoj qe e do kaq shume poezine, sa pershtat kaq mire dhe vargjet e poetit dhe shkrimtarit tone me te mire, Ismail Kadare!

Nje studiues i Kritikes se Re Letrare, ka shkruar dicka qe e verteton kaq bukur ti me kete poezi, gjithcka eshte thene, keshtu qe mendoj se imitimi apo pershtatja na ka mbetur, meqe kjo pjese qe fati yne!”,- ka shkruar mamaja e moderatores bukuroshe.