Paul Pogba ka mbetur zyrtarisht një futbollist i lirë dhe ai është i gatshëm të rikthehet në futboll. Mesfushori francez ishte pezulluar nga FIFA për katër vite shkaku i përdorimit të dopingut, por që ky pezull është reduktuar në 18 muaj. Kësisoj ai nga janari mund të filloj stërvitjet me skuadrën e re dhe nga muaji mars është i gatshëm për lojë.
Lojari francez ka prishur kontratën me Juventusin dhe e ardhmja e tij mund të jetë sërish në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.Dy skuadrat angleze West Ham United dhe Newcastle United kanë shprehur gatishmëri për transferimin e francezit në Ligën Premier.
Megjithatë afrimi i Pogbas nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi ai kërkohet edhe në Francë nga Olympique Marseille, por edhe nga skuadrat arabe si Al-Hilal, Al Nassr dhe Al Ahli.Gjithsesi dëshira e lojtarit është të mbetet në futbollin evropian dhe për t’i treguar të gjithëve vlerat e tij.