Paul Pogba së shpejti do të mësojë se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tij. Aktualisht francezi është pezulluar si masë paraprake dhe po stërvitet në shtëpinë e tij në Torino me një trajner personal larg qëndrës stërvitores të Juventusit.
Pogba, i cili doli pozitiv për testosteron 11 shtatorin e kaluar rrezikon një skualifikim katër-vjeçar, nëse nuk arrihet marrëveshje me Prokurorinë Kombëtare Anti-Doping.
Për momentin Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë nuk do të hyjë në lojë siç shpresonte ish-ylli i Manchester United.
Në thelb, mesfushori 30-vjeçar do të gjykohet në Itali: nëse ai do të pranonte përgjegjësitë e tij, dënimi mund të përgjysmohej dhe për këtë arsye të zbresë në dy vjet.
Shumë do të varet nga aftësia e palës mbrojtjes të futbollistit: nëse ai nuk është në gjendje të bindë gjyqtarët se substanca është marrë pa vetëdije, numri 10 i Juventusit rrezikon shumë.
Hetimet nga Prokuroria megjithatë po vazhdojnë dhe pasazhi i shpjeguar më parë është thelbësor: nëse fotografia që del konfirmon se Pogba ka marrë vullnetarisht testosteronin, referimi do të mbërrinte brenda dhjetë ditësh shkruan “Gazzetta dello Sport”.
Në atë moment Pogba do të kishte afërsisht njëzet ditë për të vendosur se çfarë të bënte: marrëveshje dhe mundësi për uljen e dënimit, ose për të ecur përpara me çështjen në Gjykatën Kombëtare (duke filluar afërsisht 40 ditë pas vendimit).
Me rrugën e parë nuk do të kishte mundësi apelimi, me të dytën megjithatë CAS-i i Lozanës mund të hynte në lojë më vonë.





