Blerja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave. Një rekord ashtu siç pëlqen ta quajë dhe e përditshmja “Sport”. Lëvizja më e madhe në historinë e futbollit është pranë arritjes, me Paul Pogban që do të bëhet lojtari më i shtrenjtë me transferimin e tij nga Juventus dhe Man.United. Djajtë e kuq dhe bardhezinjtë janë shumë pranë mbylljes me sukses sipas mediave marrëveshjen për transferimin e francezit në “Old Trafford” për një shumë rekord prej 125 milionë eurosh, me vetë futbollistin që do të firmosë tashmë një kontratë pesë vjeçare me një vlerë prej 12 milionë eurosh në sezon plus 1 milion bonus. Një dyfishim i pagës dhe për vetë lojtarin, që njëkohësisht do të përfitojë dhe 25 përqind të vlerës së këtij transferimi bazuar në një klauzolë në kontratën e tij. Një super shitje dhe për Juventusin po të mendosh që katër vjet më parë, bardhezinjtë e afruan Pogban pikërisht nga Man.United për vetëm 1 milion euro duke 125 fishuar vlerën e tij në një periudhë kaq të shkurtër. Palët janë për momentin ende në bisedime duke diskutuar dhe nuk ka ende një finalizim të marrëveshjes, por sigurisht që oferta e Man.United është e parefuzueshme. Në fakt, menaxheri i futbollistit Raiola është prej më shumë se 3 javësh në bisedime me drejtuesit e klubit anglez dhe tashmë janë në kontakt dhe të dyja klubet e interesuara. Vetë lojtari e ka bërë të ditur se dëshiron transferimin, ndërsa dhe Mourinho e ka planifikuar për sezonin e ardhshëm, diçka që u zbulua pas një fotoje të bërë nga vajza e tij Matilde, ku shikohej se skemat e portugezit për sezonin e ri ishin ndërtuar pikërisht me Pogba në fushë.
Pogba shitje rekord, arritja e marrëveshjes shumë pranë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako vizitë në kishën ortodokse: Uroj nga zemra që kjo festë e shenjtë të sjellë dashuri, paqe dhe begati
Ari për herë të parë tejkalon vlerën prej 4 500 dollarë për ons
Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare aktori i njohur i serialit “Friends”





