Paul Pogba është i mërzitur. Mesfushori i Manchester United bashkëjeton me presionin e më shumë se 100 milionë eurove, që klubi nga “Old Trafford” pagoi për të te Juventusi, verën e kaluar. Dhe performanca e tij e parregullt ka shkaktuar disa kritika, nga të cilat francezi kërkon të mbrohet. “Kur u jap shokëve asiste dhe ata shënojnë, asgjë nuk ndodh, askush nuk flet për këtë.
Kjo gjë nuk është në rregull, sepse më duket se duan që të shënoj vetëm gola për shumën e transferimit. Kërkoj nga njerëzit që të mos më gjykojnë vetëm nëse shënoj gola… Unë jam duke e bërë një punë, jam mesfushor, ndërsa njerëzit mendojnë se jam sulmues. Njerëzit thonë se “Pogba duhet të shënojë gola”, “Pogba duhet ta bëjë këtë… "Mendoj se po më shikoni mua si sulmues, mesfushor dhe mbrojtës".