POGRADEC, 25 gusht 2013 – Policia e Pogradecit arrestoi sot një 37-vjeçar, pasi ky i fundit kishte goditur me grusht një efektiv të policisë rrugore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme, ku shtetasi Bledi Klomollari goditi me grusht policin rrugor.
Policia e arrestoi menjëherë 37-vjeçarin, ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, të cilat ende nuk dihen.





