30 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi në Beragozhd, të Pogradecit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal të fshatit. Raportohet se të lënduarit kanë qenë klientë të lokalit, që përdorte bombulën me gaz për sistemin e ngrohjes. Si pasojë e shpërthimit, 15 personat kanë marrë djegie në trup, ndërsa të tjerë kanë marrë dëmtime më të lehta.
Efektivat e Policisë së Shtetit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së incidentit. Atje kanë mbërritur edhe ambulancat dhe zjarrfikësit. Mësohet se nuk ka të plagosur në rrezik për jeten.





