POGRADEC, 22 nëntor 2013 – Gjykata e Pogradecit ka dënuar sot me 8 vite burg 41-vjecarin Andon Sallo nga fshati Petrushë i cli akuzohej për 'kryerje të mardhënieve seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri 18 vjeç' të cilat shkonin në studion e tij për të bërë tatuazhe.
Në seancën e fundit ku ka qënë i pranishëm edhe vetë i pandehuri Sallo, prokurorja e cështjes Dorina Bejko kërkoi dënimin me 15 vite burg për të pandehurin.Nga ana tjetër mbrojtja ka kërkuar një dënim më të lehtë nga gjykata duke i kërkuar kësaj të fundit të marrë parasysh pendesën e 41-vjeçarit. 
Pavarësisht kësaj gjykata dënoi me 12 vite burg 41-vjecarin Andon Sallo, i cili falë aplikimit të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje dënimi, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burg. Ngjarja e rëndë dhe e pazakontë u regjistrua në muajin shkurt të këtij viti në qytetitn e Pogradecit. 
41-vjeçari kishte marrë një shtëpi me qera në lagjen numër 1  të këtij qyteti dhe e përdorte atë si studio tatuazhesh.Të miturat shkonin aty me dëshirën për të bërë një tatuazh, por më pas binin pre e abuzimit seksual nga ana e 41 vjecarit. 
Ishte denoncimi i dy vajzave 16-vjeçare që çoi në pranga 41-vjeçarin, ndërsa nga hetimet rezultoi se ai kishte abuzuar edhe me vajza të tjera.

 / News24/BalkanWeb /