Qyteti i Pogradecit është përfshirë nga errësira mbrëmjen e kësaj të premte.
Burime paraprake bëjnë të ditur se ka pasur shkëputje të energjisë nga linja e tensionit të lartë 110 KV e OST, momentalisht nuk dihet shkaku i stakimit, grupet e punës janë nisur për të evidentuar arsyet e ndërprerjes dhe për të kthyer energjinë. Shkak mund të jenë bërë kushtet e vështira atmosferike ose rrufetë.
Pogradeci dhe disa fshatra momentalisht janë pa energji elektrike ndërkohë që nuk dihet kur do të kthehet furnizimi.