Policia e Dibrës ka dalë në reagim zyrtar për ngjarjen e ndodhur në një subjekt minerar në zonën e  Martaneshit. 

Mësohet se një punëtor 50-vjeçar ka qenë duke salduar brenda në galeri dhe si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është asfiskuar.

Në ndihmë të minatorit kanë shkuar edhe dy punëtorë të tjerë të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e  Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç,  duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë,  shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.