Vijojnë diskutimet mbi elementët e autobiografisë “Spare” të Princit Harry, djali i dytë i mbretit Charles III dhe të ndjerës Lady Diana.

Dhe nga Britania e Madhe vjen reagimi i parë për akuzat e hedhura në libër ndaj Shtëpisë Mbretërore. Gazeta britanike “The Times” ka botuar në fakt disa deklarata të gazetarit Jonathan Dimbleby, një mik i mbretit Charles dhe ish-biograf i Shtëpisë Mbretërore, i cili tha se ishte “i hutuar” nga kujtimet e princit, duke e quajtur atë një person “shumë problematik”.

“Është njeri i traumatizuar, nuk është mirë”. I pyetur se si mund të ndihej Mbreti Charles III për librin, Dimbleby tha se Mbreti ishte “shumë i lënduar dhe shumë i frustruar”.

“Po, ka padyshim zbulime në librin e Harry-t, se si princi humbi virgjërinë, mori drogë ose sa njerëz mund të ketë rrëzuar nga Apache-t e tij. Por këto janë rrëfime që priten nga njerëz dhe personazhe Vip të kategorisë B”, nënvizoi Dimbleby, autor, ndër të tjera, i biografisë së sovranit.

“Mendoj se “Harry” ka ndërtuar një rrëfim të jetës së tij që buron nga ndjenja e tij e humbjes, e vdekjes dhe humbjes së nënës së tij”, përfundoi miku i mbretit.