Policia bashkiake ka ndaluar një qytetare të moshuar e cila shiste me një karrocë perime dhe fruta të stinës, në Tiranë.

Një video e filmuar nga kalimtarët është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihen se si policët bashkiak i kanë përhapur në rrugë të gjitha produktet që kishte për të shitur e moshuara, e cila shpejton për ti mbledhur me një karrocë pasi makinat që kalojnë në rrugë mund ti shtypin.

E moshuara u është drejtuar disa herë policëve bashkiak duke u thënë: Po çfarë shteti je ti ore, çfarë shteti je ti.