Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka folur për situatën e Covid-19 në Shqipëri dhe për efektivët e infektuar. Në një lidhje direkte me emisionin “Kjo Javë”, Veliu tha se 3 policë janë shëruar, ndërsa 5 të tjerët po fvijojnë kurimin në spital.

Po ashtu drejtori i Policisë tha se  efektivët e tjerë që kanë pasur kontakte me kolegët e infektuar janë vetëizoluar në banesa, pasi nuk kanë shenja të virusit.

“Është e vërtetë që janë 8 punonjës policie të prekur drejtpërdrejt. 3 janë shëruar, kanë kaluar gjendjen në spital dhe kanë dalë janë në banesat e tyre. Pjesa tjetër janë të shtruar në spital. Janë vetëkarantinuar ata që kanë pasur kontakte. Kemi dhënë porositë e herëpashershme.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë qenë më korrektë dhe nuk ishin se u ballafaquan me këtë qysh në muajin janar janë pajisur me maska dhe doreza. Bënin kontrollin e qytetarëve që shfrytëzonin vendkalime. Të infektuar ka dhe tek Drejtoria Vendore e Tiranës dhe reparti i ndërhyrjes së shpejtë”, u shpreh Ardi Veliu.

Policët e infektuar janë të Drejtorisë së Tiranës dhe të komisariatit të Vorës. Vetëm pak ditë më parë u zbulua lajmi që mes të infektuarve kishte dhe efektivë të policisë, i cili më pas u konfirmua dhe nga Ministria e Shëndetësisë.