Shumë qytetarë nga Mitrovica kanë dalë në rrugë për të pritur Njësinë Speciale teksa kthehet nga Veriu, pas operimit atje për 12 ditë.
Pas përfundimit të misionit në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, efektivët e Policisë së Kosovës janë tërhequr nga veriu, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se ka qenë kryetari i Mitrovicës së Jugut ai që u ka bërë thirrje qytetarëve që të dilnin në rrugët e qytetit dhe të përshëndesnin trupat e njësisë speciale.
Prej disa ditësh një dhjetëra policë ishin vendosur në veri në ruajte të kufirit, pas bllokimit që bënë serbët. Situata në Jarinë dhe Bërnjak u tensionua pas vendosjes së reciprocitetin për targat me Serbinë./





