Shkodër, 13 gusht 2014 – Në mes të ditës me diell, në një zonë tepër të populluar të Shkodrës, dy persona të armatosur me uniformë policie dhe me maska kanë grabitur argjendarinë “Çaku”.
Dy “policët e rrëmë" kanë arritur të marrin dy pllaka floriri dhe të largohen. Grabitësit kanë qenë me një motoçikletë sportive, me uniformë policie e të maskuar.
Ata udhëtonin me një motorcikletë dhe ne fillim kanë qëlluar në ajër për të shpërndarë turmën e më pas kanë depërtuar brenda argjendarisë "Caku".
Pas grabitjes ata kanë mundur të largohen nga vendngjarja me motorcikletën e tyre. Grupi hetimor ka nisur hetimet dhe ka filluar marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë.
Dy vite më pare, në nëntor të 2012-tës, e njëjta argjendari, është tentuar të grabitet nga 2 persona të maskuar nën kërcënimin e armëve. Si pasoje e të shtënave me armë, u plagosen 2 pronarët e argjendarisë që ndodheshin brenda. 2 grabitësit nuk arritën të realizonin vjedhjen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





