Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka bërë kallëzim në Prokurori për nxjerrjen e tezës së testimit për gradat “komisar” dhe “kryekomisar”.

Kallëzimi vjen pas anulimit të këtij testimi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu anuloi testimin e bërë më datë 13 nëntor për efektivët e policisë që kërkojnë të marrin gradat “komisar” dhe “kryekomisar”.

Anulimi erdhi pas ankesave të disa oficerëve të policisë të cilët thanë se procesi ka qenë i parregullt. Për këtë arsye, Ardi Veliu anuloi konkurrimin me arsyetimin se është cënuar integriteti i testimit me shkrim, dhe do të ketë një datë tjetër kur do të zhvillohet sërish.