2 shtator 2014 –  Tamam punë policësh jo më kot ka aq shumë barcaleta me ta.

Ja një foto nga ato që rëndom i quajmë selfie, ku policët pozojnë gati para shkrepjes dhe ndërkohë matanë urës dikush kërkon t’i japë fund jetës duke u hedhur nga një lartësi e konsiderueshme.

Të njoftuar se një person po tenton të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga ura, policët ia kanë behur me shpejtësi në vendin e ngjarjes, por para aksionit duhet një selfie apo jo.

Fundja kjo tregon se jemi në krye të detyrës dhe se jemi policë. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/