Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa është sulmuar javën e kaluar nga dy policë në lagjen e njohur si “Te Qafa”, në Prishtinë.
Express raporton se sulmuesit e Agron Mustafës janë dy policë, Nazim Sahiti dhe Avni Berisha, të cilët nga pamjet e publikuara nga vetë Mustafa shihen teksa sulmojnë drejtorin e VALA-s.
Pamjet janë të tmerrshme dhe alarmuese.
Postimi i Mustafës
Ja si i “sulmova” policet!
Se pari u kerkoj falje prinderve, gruas, femijeve, motrave e vellezerve si dhe gjithe familjes per videon e postuar!
Pamjet e postuara jane vetem per 18+
Te nderuar:
Minister i Puneve te Brendshme,
Minister i Drejtesise,
Kryeprokuror i Shtetit,
Kryeshef i Inspektoratit Policor,
Drejtor i Pergjithshem i Policise,
Une nuk do te komentoj gje, por po e le ne vleresimin dhe komentimin tuaj e te publikut!!!