Këngëtari i njohur shqiptar, Gena vazhdon të jetë kudo në botë me mbrëmjet e tij muzikore.
Por, vizita në Las Vegas të Amerikës e gjeti atë në befasi, përcjell IndeksOnline.
Dy femra u përkujdesën për t'i bërë një truk atij duke i vënë prangat në duar.
Megjithatë asgjë nuk ishte serioze dhe Gena u pa i lumtur në krahët e dy bukurosheve. Loja e dy "policeve" seksi është zhvilluar pak kohë më parë, pasi edhe në video këngëtarin e shohim me flokë të gjata, look nga i cili ai ka hequr dorë prej disa javësh.





