Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi sot Spitalin e Traumës pas protestës së opozitës, ku u interesua për gjendjen shëndetësore të deputetit demokrat Bledion Nallbati, i cili u lëndua në kokë gjatë përplasjeve me policinë.
Berisha kritikoi ashpër sjelljen e forcave të rendit ndaj deputetit, duke e cilësuar veprimin si të papranueshëm dhe të pajustifikuar. Ai gjithashtu shprehu pakënaqësi për mënyrën se si, sipas tij, policia ka komunikuar me stafin mjekësor gjatë qëndrimit në spital.
Kreu i PD-së e konsideroi këtë incident si të qëllimshëm dhe me prapavijë politike, duke theksuar se goditja ndaj Nallbatit nuk ishte rastësore.





