11 mars 2015 – Një tjetër njeri me ngjyrë është qëlluar për vdekje një ditë më parë nga policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Atalanta në Xhorxhia.
Afro-amerikani lëvizte nudo në kompleksin e apartamenteve ku jetonte dhe trokiste derë më derë pa ndonjë arsye.
Rreth orës 13:00 një banor i zonës ka njoftuar stacionin e policisë në Deklab County për veprimet jonormale të personit, i cili kishte shqetësuar disa herë banorët.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe një nga oficerët i ka bërë thirrje atij të dorëzohet, por ai ka vrapuar në drejtim të oficerit, duke e detyruar këtë të fundit ta shkrepë pistoletën dy herë mbi trupin e tij.
Afro-amerikani ishte i paarmatosur dhe kjo pritet të shkaktojë një valë të re zemërimi në SHBA. Për viktimën raportohet se ishte një person me probleme mendore. Ky është i treti njeri me ngjyrë i paarmatosur që vritet nga policia amerikane që nga e premtja e kaluar.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





