Punonjësi i policisë transporton me makinën e tij kanabis. Bëhet fjalë për një efektiv të Shkodrës, i arrestuar sot në mbrëmje, ndërsa në makinë kishte një thes me 10 kg drogë.
Polici Zef Mirashi është arrestuar në flagrancë, pas informacioneve për këtë transport droge. Pritet që të zbulohet se ku e kishte marrë drogën dhe ku po e transportonte punonjësi i policisë.





