Një polic bashkiak në Fier, i shoqëruar nga dy kolegë të tjerë, ka ofenduar dhe dhunuar një shitës ambulant në rrugë. Ajo që e bën më prekëse këtë ngjarje, është se gjithçka ka ndodhur në sy të gruas dhe fëmijës së mitur të shitësit, i cili ka shpërthyer në lot teksa shinte të atin teksa përleshej me policin bashkiak.

Kolegët e tjerë dhe gruaja e shitësit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, por polici i cili mban një celular në dorë, i kthehet ashpër dhe e dhunon, ndërsa në fund, në mënyrë arrogante i flak tej mallin e tij, me të cilin ai siguron bukën e gojës.

Shihni videon e publikuar nga “Jeta osh qef”.