Një incident ka ndodhur të martën në kryeqytet ku dy punonjës policie janë konfliktuar brenda ambienteve të zyrës.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, efektivi me inicialet A.Xh. është goditur nga kolegu i tij me inicialet E.S. ndaj e ka kallëzuar në komisariat. Ndaj tij kanë nisur hetimet.

“Më datë 03.03.2026, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 shtetasi A. Xh., punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili kallëzon se, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës, është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, punonjës i Policisë Bashkiake, shtetasi E. S., i cili u procedua për veprën penale ‘Goditja për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.