Mbrëmjen e kësaj të diele në rrjete sociale po qarkullon një video ku është përfshirë një patrullë policie dhe një vajzë.
Në video tregohen skena të turpshme pasi një efektiv policie prek në vende intime vajzën në mes të rrugës.
Kjo e fundit është afruar në krahun e shoferit, me të cilin “loz” me duar.
Mbetet i paqartë raporti që polici ka me vajzën, por gjithsesi një skenë e tillë duket e papranueshme kur je në krye të detyrës, i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit!





