Gjendet i pajetë një efektiv i policisë kufitare në Korçë. Polici është gjetur i pajetë brenda furgonit të patrullimit.
Sipas të dhënave të para, ai është identifikuar si shtetasi Ajet Beqo, 62 vjeç.
Nga hetimet paraprake bëhet me dije se ai dyshohet se ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.





