Eduart Budini, punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që u arrestua dje nga policia e Gjirokastrës, pas publikimit të videos ku i merrte paratë një taksisti nënë kërcënimin e armës është babai i një vajze të vogël dhe është në gjendje të vështirë ekonomike.
30-vjeçari nga qyteti i Këlcyrës, pjesë e Policisë së Shtetit, ka shërbyer si pjesë e Sektorit të Komandove në Forcat e Armatosura, i rekrutuar në Policinë e Shtetit dy vite më parë.
Babai i tij Feti Budini, tregoi për gazetën “Panorama” se i biri kishte aplikuar edhe për t’u bërë pjesë e repartit RENEA, por nuk kishte arritur. Eduart Budini jeton në Këlcyrë dhe aktualisht është në një proces divorci me bashkëshorten e tij. I ati tregon se ai është i ardhur në Këlcyrë nga fshatrat e thella të Përmetit dhe jeton aty prej disa vitesh së bashku me familjarët e tjerë. Sipas babait, djali i tij ka qenë korrekt me shtetin dhe është suprimuar nga kjo ngjarje e rëndë në të cilën është përfshirë i biri.