Kamerat e trupit të një polici kanë filmuar momentin kur ai i shpëtoi jetën një foshnje të porsalindur. William Kimbro tha se po patrullonte në Summerville kur ndaloi një makinë që po ecte me shpejtësi.

Një nga gratë në makinë tha se po dërgonin foshnjën 12 ditëshe, Ryleigh në spital sepse nuk merrte frymë, pasi piu ujë në një shishe. Menjëherë polici i erdhi në ndihmë fëmijës duke i bërë frymëmarrje artificiale dhe kështu foshnja mori sërish frymë.

Më pas i kontrolloi pulsin dhe i bëri masazh në gjoks rreth zemrës. “Hajde qaj për mua, qaj për mua,”-dëgjohet duke thënë polici. “Hapi sytë", e më pas foshnja filloi të qante lehtë.