Ndërhyrja e një oficeri policie në Kolorado të SHBA-së, i ka shpëtuar jetën një foshnje të porsalindur që po mbytej dhe kishte humbur ndjenjat.

Prindërit e fëmijës pasi thirrën urgjencën, një polic arriti në shtëpi, ku me shpejtësi të madhe ngjiti shkallët në katin e dytë për të shpëtuar fëmijën.

Në videon e publikuar nga video e publikuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Arapahoe në Centennial Township, Nick Pacheco, shihet polici që merr foshnjën nga krahët e së ëmës dhe pasi i bën disa masazhe në gjoks, e kthen me fytyrë poshtë dhe e përkëdhel disa herë pas shpinës.

Pak çaste më vonë, foshnjës së mavijosur i rikthehet vetëdija dhe fillon të qajë.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, foshnjat e porsalindura nuk duhet të konsumojnë asnjë ushqim tjetër përveç qumështit dhe formulës së foshnjave para moshës gjashtë muajsh.