Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat njoftoi mbrëmjen e së mërkurës së ka arrestuar në kushtet e flagrancës një punonjës policie në Komisariatin e Durrësit, për shkak se ishte i dehur në kohën kur drejtonte automjetin. Përveç kësaj, ai ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.
“Punonjësi i arrestuar është Ilir Vrioni, 49 vjeç dhe ka qenë duke drejtuar mjetin e Policisë”, njoftoi SHÇBA.
Por kjo nuk është hera e parë që polici Ilir Vrioni gjendet në telashe. Nga një kërkim që bëri DurrësLajm, rezulton se më shumë se 4 vite më parë, në qershor të vitit 2014, Ilir Vrioni, së bashku me dy kolegë të tij, u akuzuan për ushtrim dhune me pasojë plagosje të rëndë pas një konflikti me një shofer furgoni, i cili përfundoi në spitalin e Durrësit në gjendje kritike.
Në atë kohë, shoferi i furgonit Bashkim Dragonji akuzoi Çalin dhe dy policë të tjerë të Durrësit për dhunën e ushtruar ndaj tij.
Ndërkohë mediat, në atë kohë, raportonin se policët dhunues këmbëngulnin se shoferi i kishte kundërshtuar me dhunë.





