Një 47-vjeçar, Ilirjan Lezo ka vetëvrarë veten me armë zjarri në rrugën ‘’Taulantia’’ në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:30, dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat. Mësohet se Lezo është punonjës policie i burgjeve.

NJOFTIMI NGA POLICIA:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2021,  rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në  Ali Dem, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi I. L., 47 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.