Punonjësi i burgut në Drenovë, Krenar Çekiçi, 45 vjeç, humbi jetën ditën e djeshme nga një aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq.

45-vjeçari drejtonte automjetin kur u përplas me një automjet tjetër, dhe ka ndërruar jetë në spital disa orë pas aksidentit.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe IEVP Korçë, e cila i shpreh ngushëllimet familjes.

“IEVP Korçë shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të punonjësit tonë, Krenar Çekici, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti fatal.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i respektuar në institucionin tonë. U prehtë në paqe”-thuhet në reagim.