4 qershor 2015 – Punonjësi i policisë Edmond Karaj është arrestuar ditën e djeshme pasi me automjetin e tij ka përplasur një automjet tjetër në Rrugën e Kavajës.
Sipas policisë, pas përplasjes së automjetit tjetër me targë AA963 IZ, 43-vjeçari me gradën inspektor është larguar nga vendi i ngjarjes. Karaj u ndalua nga forcat e policisë dhe pas një testi alkooli, doli se ai kishte qenë në gjendje të dehur gjatë përplasjes.
Edmod Karaj është banues në Tiranë me detyrë trup shërbimi te Seksioni i Objekteve Komisariati i Policisë Nr.2. Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Dëmtim i mjetit në gjendje të dehur” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/