30qershor 2015 – Një polic kufitar dhe një tregtar u arrestuan sot për kontrabandë cigaresh, kryesisht “Marlboro”. Inspektor Mentor Cane, me detyrë në pikën kufitare të Kakavijës, si edhe shitësi Erald Çaço, u prangosën pas një hetimi dymujor. “Punonjësi i Policisë, Mentor Cane, i merrte stekat me cigare në Duty-Free-Shop në pikën doganore në anën greke të kufirit dhe duke shfrytëzuar detyrën, i kalonte ato në territorin shqiptar, duke shmangur detyrimet doganore.
Më pas këto mallra i fuste në bagazhin e mjetit të tij, tip “Benz Mercedez” me targa TR 36 11 U, dhe i sillte në Tiranë tek blerësi”, tha policia. Në ngarkesën e fundit, të bllokuar sot në mesditë në rrugën “Ndre Mjeda”, në kryeqytet, punonjësit të policisë Cane iu kapën 36 kuti, me nga 3 steka cigare secila.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





