3shtator 2015 – Një punonjës i patrullës në policinë e Beratit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.
Viktima është Ilir Nano, 41 vjeç, i cili e ka kryer aktin ekstrem pranë banesës së tij, në Berat.
Kolegët e tij që shkuan në vendngjarje thanë se Nano nuk ishte në shërbim në momentet e vetëflijimit. Nuk dihen ende shkaqet e vetëvrasjes së punonjësit të policisë.
/portali DurrësLajm/