Itali, 3 maj 2014 – Një polic italian, që vite më parë qarkullonte në rrugët e Venecias me minifund, mesa duket do të fitojë betejën e tij ligjore me autoritetet që e pushuan nga puna. Ngjarja është regjistruar në vitin 2005, kur polici 53 vjeçar është parë nga kolegët e tij të ecte në qendrën historike të Venecias me minifund.
Në atë kohë, polici u pushua nga puna me motivacionin “prishje e imazhit të forcave të rendit”. Por tashmë gjykata administrative e Venetos e ka konsideruar të padrejtë vendimin e autoriteteve, pasi polici vuante nga shqetësime që lidheshin me identitetin e tij seksual.
Kjo gjë tashmë është vërtetuar në bazë të çertifikatave mjekësore të paraqitura nga avokatët mbrojtës të policit 53 vjeçar. Që kur u pushua nga puna, 8 vite më parë, polici nuk arriti të gjente një vend tjetër pune.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





