Has, 8 shtator 2014  – Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri  në fshatin Golaj të Hasit.

Sipas policisë, viktimë ka mbetur shtetasi Asllan Dauti, 34 vjeç, i cili ëhstë qëlluar nga një polic i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Kukës. 

Blutë e qytetit verior kanë arritur të prangosin 47 vjeçarin Qazim Brati, autor i krimit të rëndë.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet që e shtynë efektivin e rendit të qëllonte ndaj 34 vjeçarit Dauti.

Policia pritet të marrë në pyetje efektivin e rendit, për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/