Një polic francez ka vrarë tre persona gjatë një debati familjar në një rrugë pranë Parisit, përpara se të vriste veten, shkruan BBC.
E dashura e tij, si dhe nëna e motra e saj, mbetën të plagosura gjatë incidentit, i cili ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarcellës.
Personat që kanë mbetur të vrarë mendohet të jenë babai i të dashurës së tij dhe dy kalimtarë të rastësishëm.
Gruaja i kishte thënë së fundmi policit se donte të ndahej nga ai e për këtë arsye u krye krimi.