Një njeri me ngjyrë, i quajtur Pele Smith, ka ngritur një padi kundër policisë amerikane, pasi fytyra e tij u përplas dhunshëm mbi xhamin e parë të makinës së policisë, me një forcë aq të madhe saqë xhami u thye.

Pamjet e dala nga kamera që ndodhej brenda makinës së policisë, të publikuara nga WKYC, tregojnë se si ky njeri po dërgohej nga agjentët e policisë drejt makinës së tyre, por në vend që ta fusnin brenda makinës, njëri prej tyre ia përplas kokën fort mbi xhamin e parë.

Smith u arrestua ndërkohë që policia po hetonte disa sinjalizime për trafik droge në atë zonë.